#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Numri i jashtëzakonshëm i të paraburgosurve. Në Shqipëri për çdo gjë shkon deri në masë arresti me burg. Deri para amnistisë, 1600 vetë ishin të dënuar me vendim të formës së prerë. 3164, dyfishi i tyre ose 300% ishin të paraburgosur, ndërkohë që ky raport në botë është 20% të numrit të të dënuarve me vendim të formës së prerë. Shqipëria duhet të kishte rreth 320 persona në paraburgim. Një prej katastrofave të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por njëkohësisht edhe një kulturë e atij që konsiderohet ndëshkim, mjafton të jesh në burg për ca kohë. Një pjesë e madhe e tyre që dalin të pafajshëm marrin 60 euro në ditë për ditët që kanë bërë burg, përveç edhe 35-40 eurove me të cilat janë mbajtur në burg.