E diel 20:30
Në vilë festohet nata e kënasë. Ndërkohë që të gjithë festojë, Suna dhe Ifakat kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të hequr pushtetin e Hatixhes. Një përballje e frikshme do të ndodhë mes Serter, Kaja dhe Ferit. Çfarë po ndodh mes Zerin dhe Kazim?
Në vilë fillojnë përgatitjet e dasmës. Ifakat do të marrë një lajm që do ta trishtojë atë. Çfarë po ndodh me marrëdhënien mes Kaja dhe Pelin? Sejran dhe Ferit dalin së bashku ne Abidin dhe Aishe në një takim mes çifteve.
Orhan dhe Nukhet pas një bisedeje të ndjerë pranojnë njëri-tjetrin si vëlla e motër. Halis shkon të kërkojë zyrtarisht doren e Hatixhes. Por ajo çfarë do të kërkojë kjo e fundit si pajë do t’i shokojë të gjithë.
Ferit dhe Sejran më në fund janë të lumtur duke shijuar dashurinë e tyre. Sejran merr një surprizë të bukur nga Orhan në shenjë falenderimi. Ifakat e cila mendon se tashmë po humbet fuqinë e saj në shtëpi, përgatit planin e saj të hakmarrjes. Kaja ndihmon Pelinin të arratiset nga Serter.
Orhan shkon të falenderojë Sejranin për sakrificën e madhe që ajo ka bërë për ta shpëtuar atë. Si do ta presë pjesa tjetër e familjes Sejranin? Çfarë do të ndodhë me Okesh? Halis i propozon Hatixhes për martesë.
Ferit mëson sakrificën e Sejranit për të shpëtuar babain e tij. Si do ta presë familja Korhan këtë lajm? Ferit shkon dhe rrëmben Hatixhen. Çfarë plani po kurdis ai?
Pasi mësojnë që Kaja ka tentuar të ngre dorë ndaj Sunas, Sejran dhe Kazim shkonë në vilën Korhan për ta larguar Sunan nga ajo familje. Por a do të dëgjojë Suna të largohet me ta? Ferit mëson që Sejran është fejuar me Akinin…
Duke besuar se Sejran ende e do atë pavarësisht asaj që ndodhi, Ferit përballet me Kazim dhe për të zbuluar si qëndron e vërteta. Orhan lirohet nga burgu duke gëzuar kështu të gjithë familjen e tij. E ndërsa ai lirohet, Sejran duhet të paguajë çmimin e saj.
Si po shkon bashkëjetesa e Pelinit me Serterin? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Okesh dhe Orhan? A do të munden Kaja dhe Suna të rregullojnë marrëdhënien e tyre?
Për çfarë do të flasin Suna dhe Ferit? Pelin skon të jetojë në shtëpinë e Sertarit, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç I kishtë planifikuar ajo. Një përballje e frikshme do të ndodhë mes Kajas dhe Sunas.
E kërcënuar nga Okesh, Seyran del ballë për ballë me faktin se ka vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar jetën Orhanit dhe i kërkon ndihmë Sunës për ta larguar Feritin prej saj. A do t’i japë Pelin një shans të dytë Serterit? Ferit, i cili dëshiron të hapë një faqe të re me Sejranin, përjeton...
Okesh vazhdon të kërcënojë Sejranin në mënyrë që të martohet me Akinin. Çfarë do të ndodhë me Orhanin? Sejran vendos të largohet njëherë e përgjiithmonë nga Ferit.
E diel 20:30