Pavarësisht moshës që mban mbi supe, ai nuk i ndahet librit. 93 vjeçari Zef Nikoll Doda nga Mirdita, ka botuar librin e tij të tretë, “Për Mirditën ku kam le, ku kam gjak e origjinë”.

Promovimi i librit u zhvillua në biblioteken “Gjergj Fishta” në Lezhë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të ndryshme, miqve dhe familjarve të 93-vjeçarit. Në fokus të librit, autori flet për kohën e rregjimit të errët komunist, ku nga 1952-1961 ka qëndruar në burgjet dhe kampet e punës ku ishte i dënuar.

“Kam qenë i dënuar nga regjimi komunist, ajo ka qenë kryesorja.”

Të afërm dhe miq të autorit vlerësuan përpjekjet dhe kontributin e tij në fushën e letërsisë.

“Për mungesë të kësaj rrëfimtarie që është autentike, origjinale siç është libri i Zefit, sigurisht ka sjellë mungesë të madhe edhe në këtë gjini të shkrimtarisë tonë.”

“Pavarësisht njerëzve, rrethanave, ngjarjeve apo vështirësive që janë përpjekur t’ja presin krahët, ai me punën dhe ambicien e tij ia ka dalë të mos dorëzohet kurrë.”

Zef Doda u lind më 24 Qershor 1932, në fshatin Rras i Butë në Kashnjet të Lezhës dhe në vitin 2010 botoi librin e tij të parë “Ditar në kujtesë”.

Klan News