Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në këtë seancë, SPAK gjithashtu paraqiti edhe rezultatet e hetimeve të reja të kryera gjatë këtyre muajve.

Por për avokatin Genc Gjokutaj, Prokuroria nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor të ri.

Genc Gjokutaj: Lideri i opozitës vijon në arrest në shtëpi pa u zhvilluar hetime, pa u administruar prova të reja, të cilat përcaktojnë nevojën e sigurimit, por edhe fatin e çështjes se çfarë do të bëhet.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë duke u hetuar nga SPAK me dyshimet se janë përfshirë në korrupsion në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Akuza të cilat janë kundërshtuar prej tyre, duke argumentuar se i gjithë hetimi është politikë dhe çdo gjë në atë procedurë ka qenë e rregullt dhe ligjore.

Tv Klan