Megaoperacion i SPAK, mbi 40 urdhër-arreste/ Shpallen në kërkim emra të njohur të botës së krimit
Maj 17, 2024
Mbi 40 masa sigurimi u lëshuan nga Gjykata e Posaçme për personazhe të njohur të botës së krimit në vend, me dyshimet se janë përfshirë në vrasje dhe përgatitje atentatesh të parealizuara. Për ekzekutimin e këtyre masave dhe dhjetra urdhër-kontrolleve, Policia e Shtetit, e ndarë në grupe të posaçme nisi një operacion në orën 03:30 të mëngjesit në të paktën 5 qytete, nisur nga Tirana, Kruja, Lezha, Shkodra dhe Vlora. Këto pamje tregojnë disa nga momentet e këtij operacioni, i cili vijoi deri në orët e vona të së premtes. Një pjesë e personazheve që rezultojnë të përfshirë në krimet e zbardhura,...