Të krishterët ortodoksë në vigjilje të Pashkës, kujtuan të Premten e Zezë. E njohur edhe si e premtja e madhe, ajo është dita që përkujton vuajtjen dhe vdekjen e Jezu Krishtit në kryq.

Besimtaret në Tiranë u mblodhën në Katedralen Ngjallja e Krishtit për shërbesën, që si zakonisht filloi me himne për vuajtjen dhe vdekjen e Krishtit.

Më pas nën tingujt liturgjik, Epitafi përshkoi rrugën nga Katedralja drejt sheshit Skendebej për t’u rikthyer më pas sërish në kishë per shërbesat fetare dhe pritur natën e Pashkëve, që sjell gëzimin e ngjalljes së Jezusit.

E premtja para Pashkës u kremtua edhe nga besimtarët ortodoksë të Korçës të cilët marshuan në rrugët kryesore të qytetit.

Ky rit fetar që shpreh dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit u zhvillua edhe në Durrës.

E premta e Zezë u kremtua edhe nga qindra besimtarë ortodoksë të qytetit të Lushnjes të cilët përshkruan shëtitoren kryesore të qytetit.

Të shumtë ishin besimtarët që u bënë pjesë e këtij procesioni edhe në Fier, ku nën tingujt liturgjik të bandës së qytetit, Epitafi përshkoi disa nga rrugët kryesore.

Tv Klan