Me përfundimin e takimit të javës së 33 të Serie A, Bolonja i afrohet edhe më shumë Ligës së Kampioneve. Skuadra e Thiago Motta-s mundi Romën në “Olimpico” me rezultatin 3-1 dhe shkon në +8 pikë larg Atalantës, në vend të 6-të.

Kundër patën një Romë të fikur, që nuk mundi të bënte lojën e zakonshme. Miqtë gjetën golin e avantazhit pas 14 minutash lojë me El Azuzi. Në të 45, marokeni i dha Zirkze asistin për golin e dytë.

Roma e nisi me ritëm pjesën e dytë. Në të 56 Azmun shkurtoi disavantazhin.

Por 9 minuta më pas, Salemakers shënoi rrjeten e tretë për ekipin nga Emilia-Romanja.

Bolonja shkon në kuotën e 62 pikëve, ndërsa verdhekuqtë ngelen me 55 pikë me 32 takime të luajtura.

Klan News