“Këngët e atdheut tim” do të jetë kjo shfaqja e radhës e Ansamblit të këngëve dhe Valleve popullore në Teatrin e Operas, që do t’i rikthejë publikut krijimtarinë e poetit të njohur Lefter Çipa.

Pjesët korale të përpunuara do të ndërthuren me polifoninë vokale, valltarët dhe interpretimet e disa prej këngëtarëve më të mirë të muzikës shqipe.  

Secili prej tyre vë theksin tek rëndësia e ruajtjes së tabanit të muzikës shqipe, e cila mbetet burimi i krijimtarisë së shumë kompozitorëve dhe artistëve.

Pjesë e programit do të jenë edhe grupet polifonike nga Himara, Piluri, por edhe solistë të Operas e të tjerë artistë që do të plotësojnë buqetën e kulturës muzikore shqiptare nga veriu në jug. “Këngët e atdheut tim” do të ngjitet në skenë të hënën e ardhshme.

Tv Klan