#lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 1 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 1 Maj 2024

Dhuna dhe molotovët në protestën para bashkisë, 3 të proceduar, 3 në kërkim. Veliaj: Më i vendosur se kurrë!
Tre protestues procedohen penalisht dhe tre te tjere shpallen ne kerkim per dhunen dhe hedhjen e molotoveve ne protesten para bashkise se Tiranes. Kryebashkiaku Veliaj thote se eshte me i vendosur se kurre per ta çuar Tiranen perpara.

Rama: Çelja e negociatave me BE, më shumë kujdes për mjedisin. Rritëm sipërfaqen e mbrojtur në 22 përqind
Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqiperia ka hyre ne nje faze te re te mbrojtjes se mjedisit pas çeljes se negociatave me Bashkimin Europian dhe se per te mbrojtur ambientin do te vijoje perafrimi i ligjeve me standardet e europiane.

Euro “barazohet” me lekun. Tregu valutor e kemben 1 euro me 100 lekë. Shkak, turizmi e investimet e huaja
Monedha europiane vijon te pesoje renie dhe prek nivelin me te ulet per kete vit ne raport me lekun, teksa ne tregun valutor 1 euro kembehet me 100 leke. Ekspertet thone se shkak jane fluksi i larte i turisteve dhe investimet e huaja.

Rritet numri i bizneseve të reja. 22.16 përqind janë të huaj, dominojnë sipërmarrjet italiane
2023 shënoi një rritje të ndjeshme të sipërmarrjeve të reja në vend ku një pjesë të konsiderueshme e zunë ato me kapital të huaj. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, janë investimet italiane që kanë shtuar ndjeshëm interesin në vendin tonë.

Shqiptarët mund të pajisen edhe me letërnjoftim digjital. Pr/ligji: Mund të mbajnë edhe dokumentin fizik
Qeveria bën gati ndryshimet në ligj që u mundëson qytetarëve të pajisen me letërnjoftim digjital, një praktikë e njohur në vendet e Bashkimit Europian. Kjo nuk përjashton mundësinë që të mbash edhe dokumentin fizik.

Euro 2024, Mourinho “cakton” fituesit: Trofeu diskutohet mes Anglisë, Francës dhe Portugalisë
Zhoze Murinjo mendon se Portugalia, Franca dhe Anglia janë favoritë për të triumfuar në Euro 2024. Natyrisht në vend të parë Murinjo vendos përfaqësuesen portugeze, duke parë sipas tij ecurinë e deritanishme.

/tvklan.al