#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Një njoftim i dhënë rreth një javë më parë nga RAI3 i cili kishte deklaruar që pas transmetimit të versionit të parë të një reportazhi për Shqipërinë dhe të emigrantëve në emisionin “Report” në RAI3 do të kishte një emision të dytë. Vetë drejtuesi i emisionit deklaroi se do të shiheshin të dielën në mbrëmje, por të dielën në mbrëmje pjesa më e madhe e shikuesve shqiptarë që u ulën për të parë reportazhin, i cili u kthye në qendër të debateve parlamentare, episodi i parë i tij sot dhe gjatë javës së kaluar, nuk gjetën asnjë gjurmë të reportazhit të paralajmëruar për Shqipërinë. Gazetari kishte paralajmëruar këtë, kryeministri shqiptar gjatë gjithë javës kishte pasur përplasje me RAI-n, me gazetarin, kishte tentuar të futej live në emision, gazetari ka thënë “unë do ta tregoj të gjithë historinë”. Çfarë ndodhi? Përse RAI3 zhduku një reportazh të paralajmëruar në një gjest të pashembullt në mediat europiane? Një reportazh i paralajmëruar i cili nuk shfaqet fare dhe mbi të gjitha, nuk ka asnjë lloj ndjese, shpjegimi sepse në kushte ekstreme mund të kishte një njofitm që ishte duke u punuar apo verifikuar, por nuk ka asgjë, thjesht një paralajmërim i hedhur në humbëtirë dhe pa asnjë përgjigje pas tij.

“Reportazhi i Rai3 për Shqipërinë brenda 2-3 javësh”, gazetarja rrëfen bisedën me drejtuesin e emisionit italian


Një njoftim i dhënë rreth një javë më parë nga “Rai3”, kishte deklaruar që pas transmetimit të versionit të parë të një reportazhi për Shqipërinë dhe të emigrantëve në emisionin “Report” do të kishte një emision të dytë.

Vetë drejtuesi i emisionit, Sigfrido Ranucci deklaroi se do të shiheshin të dielën në mbrëmje, por të dielën në mbrëmje nuk u gjet asnjë gjurmë të reportazhit të paralajmëruar për Shqipërinë.

Përse “Rai 3” zhduku një reportazh të paralajmëruar? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje që është bërë temë e ditës, gazetarja Alba Kepi ka zhvilluar një bisedë me gazetarin italian Ranucci i cili e ka autorizuar që të japë disa përgjigje të tij për mediat shqiptare.

Alba Kepi: Unë sot kam zhvilluar një bisedë të gjatë me kolegun Ranucci, i cili më ka autorizuar që të jap disa përgjigje të tij dhe për mediat shqiptare. Pyetja e parë ishte se “a ekziston një vijimësi të asaj që është dokumentuar?”. M’u përgjigj se ekziston një reportazh i dytë. I thashë “a je censuruar për ta transmetuar” dhe më tha “absolutisht jo, rrini të qetë sepse pas 2 ose 3 javësh maksimumi do të ketë pjesën e dytë të këtij raportazhi”.

Italia është në prag të hapjes së fushatës elektorale të fushatës së zgjedhjeve evropiane dhe duke qenë se është një emision investigativ që trajton disa rubrika dhe disa tema me ndjeshmëri për publikun italian, kanë precedencë përpara çështjes shqiptare pasi hymë në një heshtje apo fushatë elektorale, e cila ai tha “se na ka detyruar për të bërë disa zgjedhje dhe kjo nuk do të thotë se nuk do ta transmetojmë”.  

Justifikimi i tretë dhe përgjigjia që i ka dhënë një shqiptari që e ka pyetur është se janë në marrëveshje për të arritur dakordësi për një marrëveshje me Kryeministrin Edi Rama që të jetë në pjesën e dytë të intervistës. Emisioni nuk është live, mendoj se po përpiqen që ta kenë brenda pjesës së dytë. E pyeta se si e ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama. Ai më tha që “deklaratat e Kryeministrit Rama janë të forta karshi meje dhe pothuajse lincuese karshi punës së gazetarit”.

/tvklan.al