Një koleksion i veçantë veshjesh për femra ku kombinohet vezullimi metalik me ngjyrat neutrale u prezantua në Nju Jork, në një sfilatë të veçantë të markës Ralph Lauren.

Veshjet i përkasin periudhës së Vjeshtës së këtij viti dhe janë për raste të veçanta. Stilisti i famshëm amerikan, 84 vjeç vendosi që ato t’i prezantonte në një sfilatë të mbyllur në studion e tij për të ftuar specialë, me emra të njohur si aktorët Jessica Chastain, Glenn Close, Jodie Turner-Smith dhe Kerry Washington.

Mes veshjeve spikasin fustane festash të veçanta, të kombinuar me kapele kauboj dhe çizme, pulovra të thurura me shtiza, etj, shumica e tyre e frymëzuar edhe nga stili Uestern.

Mes modeleve që sfiluan ishin edhe Irina Shayk dhe Iman Hammam.

Tv Klan